Kaos në Liban/Kryeministri kërkon zgjedhje të parakohshme
Pas kaosit që ka shpërthyer në Liban pas shpërthimit vdekjeprurës në bejrut, kryeministri Hassan Diab ka thënë se zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Thirrja erdhi pas përleshjeve të forcave të sigurisë me protestuesit në kryeqytetin Bejrut, pas zemërimit në rritje lidhur me shpërthimin e disa ditëve më parë që shkatërroi pjesën dërrmuese të qytetit dhe vrau më shumë se 160 njerëz.
“Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, dhe jo vetëm për shkak të katastrofës dhe trajtimit të saj. Gjendja e jashtzakonëshme është e lidhur me rrugën dhe të ardhmen e këtij vendi. Do të donim që të gjitha partitë politike të bien dakord për periudhën e ardhshme. Jam gati të mbaj përgjegjësinë për dy muaj deri sa të arrijmë një marrëveshje. Të hënën në mbledhjen e kabinetit do të sugjeroj një projektligj për zgjedhje të parakohëshme”.