Kaos në Londër, disa zona 27 orë pa energji elektrike

Mijëra shtëpi dhe biznese në zonat e mëdha të Londrës, vijojnë të jenë pa energji elektrike edhe pasditen e së mërkurës, ndërsa është shkaktuar kaos në transport.

Defekti ka ndodhur në një kabllo të tensionit të lartë, ndërsa më pas shpërtheu dhe një zjarr i madh në një nënstacion elektrik në lindje të Londrës.

Problemet më të mëdha ishin në transport, ndërsa shumë kompani e bënë pushim. Ndërkohë, Daily Mail shkruan se disa punonjës të një kompanie mbetën të bllokuar për disa orë në ashensor, derisa u shpëtuan.

SHKARKO APP