Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt mbretëror
Bota E Mërkurë, 24 Prill 2024 16:42
Disa persona mbetën të plagosur pasi disa kuaj të Regjimentit mbretëror dolën nga kontrolli dhe vrapuan në qendër të Londrës. Pesë kuaj, njëri prej të cilëve i mbuluar me gjak, u panë duke vrapuar edhe nëpër zona të tjera të Londrës, duke përfshirë “Tower Bridge” dhe “Strand”. Kafshët i hodhën kalorësit e tyre kur po dilnin nga kazermat për stërvitjen e tyre të përditshme në mëngjes.