Kaos nga pacientët me Covid në Greqi, muret e spitalit prishen për të ndërtuar reanimacion

Shiftat e larta të të infektuarve me Covid në Greqi kanë sjellë kaos nëpër spitale.  Situata në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Alexandroupolis është mbytëse, ku nga 93 pacientë të shtruar me Covid, 71 janë në gjendje të stabilizuar dhe 18 janë në terapi intensive.

Ndërkohë në këtë spital ditët e fundit janë rritur dhe numri i rasteve të pacientëve me sëmundje të tjera si kancer apo goditje në tru duke e bërë shumë të vështirë trajtimin e tyre.

Mediat greke bëjnë me dije se drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë së spitalit, Theodosis Birbilis thekson se gjendja është e rëndë dhe lutet për ditë më të mira.

Shpresoj që Zoti të ketë mëshirë për ne! Muret po bien për tu ndërtuar hapësira të reja për reanimacion, presion nga kudo për 19 pacientë me COVID , një rekord i ri i rasteve në qytetet fqinje, dhe çdo ditë, goditje nga aneurizmat e tronditura të trurit dhe kanceret. Shpresoj që Zoti të na mëshirojë!”, është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm 20 ditë më parë një repart i reanimacionit u krijua në spital brenda 24 orësh./abcnews.al

SHKARKO APP