Kaosi në Kabul, Blinken: Misioni ynë në Afganistan ka qenë i suksesshëm

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kundërshtuar krahasimet që i janë bërë tërheqjes amerikane nga Kabuli me largimin kaotik pas Luftës së Vietmanit, teksa talebanët kanë rrethuar kryeqytetin afgan.

Komentet e Bliniken më 15 gusht, erdhën pasi Rusia tha se po punon me shtetet e tjera për të mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për Afganistanin, teksa talebanët kanë marrë kontrollin e pothuajse tërë territorit të këtij shteti.

“Puna është që ne shkuam në Afganistan 20 vjet më parë me një mision në mendje. Kjo ishte që të merreshim me njerëzit që na sulmuan ne më 11 shtator. Ai mision ka qenë i suksesshëm”, tha Blinken.

SHKARKO APP