Kapen 17 kg marijuanë në një banesë në Selanik, në kërkim një shqiptar

Policia greke ka sekuestruar 17 kg marijuanë në Selanik. Operacioni është zhvilluar në një banesë në Sikies.

Në pranga ka rënë një grek 44-vjeç, ndërkohë që në kërkim u shpall një shqiptar 50-vjeç.

Droga ishte ndarë në 17 pako me peshë 17 kg 371 gram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një automjet që shërbente për transport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?