Kapen 42 kg marijuanë në Igumenicë, në pranga dy shqiptarë

Një sasi prej 42 kilogramë marijuanë është kapur në kufirin greko-shqitpar.

Operacioni është zhvilluar në rrugën periferike Rajo-Kestrini mbrëmë në darkë në Igumenicë. Në pranga janë vënë  dy shtetas shqiptarë që transportonin në këmbë 3 çanta që permbanin 30 pako me 42 kg 330 gram marijuane.

Nuk bëhet e ditur mosha e tyre, ndërsa në cilësinë e provës materiale u është sekuestruar edhe 1 celular.

SHKARKO APP