Kapen me drogë dy shqiptarë, e kishin fshehur në një vend sekret

Dy persona nga Shqipëria u ndaluan në Val Mulini, në Ronago të Zvicrës, dhe në makinën e tyre u gjet një sasi droge.

Forcat e policisë të Olgiate Comascos, kanë ndaluar makinën me të cilën po udhëtonin 2 shqiptarët nga Zvicra në Itali, në brendësi të të cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme kokaine.

Edhe pse ata ishin munduar që ta fshihnin mirë drogën, nuk ia dolën dot për të shmangur kontrollin policor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e kishin fshehur kokainën në vendin e airbegut, përballë sendilies së pasagjerit. Makina ishte ndalur në Ronago, në kufi me Zvicrën, ku policët kishin vënë re një anomali nga xhamat e makinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policët, përmes një kombinimi elektrik shpërthyen ‘airbegun kokainë’, dhe më pas shqiptarët dolën të zbuluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?