Kapet “fantazma” shqiptar në Greqi, kapet me 32 kg drogë. Ja si ishte përfshirë bashkëshortja e tij në veprimtarinë kriminale

Autoritetet greke kanë arrestuar në Atika të Athinës një 45 vjecar shhqiptar, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Shqiptari i njohur për autoritetet për trafik droge, ishte cilësuar nga policia greke si “fantazma”. Ai mbahej prej kohësh nën vëzhgim, pasi kishte dyshime për veprimtarinë e tij të përditshme, shkruajnë mediat helene.

45-vjecari nga Shqipëria kishte përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme edhe bashkëshorten, si dhe një bashkëpunëtor të ngushtë. Policia kapi në banesën ku ai jetonte një sasi prej mbi 32 kilogramë drogë, ndërsa iu gjetën gjithsej mbi 30 mijë euro, të dyshuara si të fituara nga trafiku i lëndëve narkotike.

Policia kishte kohë që vëzhgonte shqiptarin dhe kishte vërejtur edhe hyrje e daljet në apartamentin e tij. Pasi konstatuan lëndën narkotike në banesë si dhe shumën e parave të gatshne, materialet u sekuestruan, ndërsa ai, bashkëpunëtori e bashkëshortja u mbajtën në burg, me urdhër të Prokurorisë së Athinës.

Ndaj të treve bien akuza të ndryshme, që nga trafiku i drogës, zhvatje dhe pastrim parash. Dyshohet se shqiptari 45 vjec kishte kohë që merrej me trafik droge e fakti që ai nuk ishte kapur, ka bërë që policia t’i lërë edhe pseudonimin “fantazma”.

SHKARKO APP