FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapet sasi rekord droge në Kolumbi. 1,7 tonë kokainë ishte nisur drejt SHBA

Autoritet kolumbiane sekuestruan 1,7 tonë kokainë që arrinte vlerën e më shumë se 55 milionë dollarëve.

Gjatë inspektimit të dy barkave përgjatë brigjeve të Paqësorit Marina kolumbiane arrestoi tetë persona, raporton “Reuters”. Droga ndodhej në bordin e dy barkave të kapura ndërkohë që ishin nisur drejt Amerikës Qendrore, një prej rrugëve më të përdorura nga narkotrafikantët për të dërguar kokainën deri në SHBA.

SHBA është konsumatori i parë botëror i kokainës. “Dy operacionet u kryen në të njëjtën kohë, në portin e Tumaco dhe vlera monetare e ngarkesës së sekuestruar arrinte në rreth 57 milionë dollarë”, theksoi Marina në një komunikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?