Kapet vëllai i vrasësit shqiptar të marokenes, ndihmoi në copëtimin e kufomës
Zhvillime të reja për vrasjen e Khadija Bencheikh, marokenia 46-vjeçare e vrarë nga i dashuri i saj shqiptar, Agim Ajdinaj, e më pas e copëtuar (gjetur mbrëmjen e 30 dhjetorit në fushat pranë Valeggio).
Pas arrestimit të shqiptarit 51-vjeçar, nisi “gjuetia” edhe për vëllain e tij. Agimi vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe nuk ishte në gjendje ta priste trupin e viktimës, ndaj kërkoi ndihmën e vëllait, Vezir Ajdinaj, i arrestuar mbrëmë.
Vëllai tjetër, Alfred Ajdinaj, është në hetim në gjendje të lirë për fshehjen e kufomës.
Veziri nuk ishte larguar në asnjë moment nga Italia dhe u arrestua në Milano, ku ka gruan e fëmijët. Tani akuzohet për “dëmtim dhe fshehje kufome”.
Ndërsa Alfredi jeton në Verona dhe nuk ishte përmendur asnjëherë nga vrasësi. Por edhe ai është i përfshirë në ngjarje dhe shtëpia e tij u kontrollua nga karabinierët.
/syri.net
KOHA JONË SONDAZH

