Karantinë 14-ditore për Covid-19? CDC: Mund të shkurtohet
Deri më sot, çdo individ që është i prekur nga Covid-19, bën një karantinë 14 ditore, por pritet që të ndryshojë. Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), nënvizon se periudhat e karantinës mund të jenë më të shkurtra se 14 ditë, për disa njerëz të ekspozuar ndaj Covid-19.
CDC vijon që të rekomandojë karantimin për 14 ditë si mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19, tha Dr Henry Walke, megjithatë ai shtoi se ekzistojnë “dy periudha alternative të pranueshme” të karantinës.
Sipas tij, karantina mund të përfundojë pas 10 ditësh pa një test Covid-19, nëse personi nuk raporton asnjë simptomë, ose pas shtatë ditësh me një rezultat negativ të testit nëse personi nuk ka raportuar asnjë simptomë.
Njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit duhet të jenë të vëmendshëm për simptoma për 14 ditë, veçanërisht nëse përfundojnë karantinën më herët.