Karantinohet kreu i OBSH

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkruajti këtë të Dielë në rrjetin social ‘Twitter’ se ai do të hyjë në karantinë pasi pati kontakt me dikë që doli pozitiv me COVID-19 . Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është mirë dhe nuk po shfaq simptoma, por gjithësesi do të punojë nga shtëpia si një masë paraprake.

Tedros ka qenë fytyra e përgjigjes së OBSH-së ndaj pandemisë që nga fillimi i vitit dhe ka punuar me udhëheqësit qeveritarë dhe shkencëtarët për të kontrolluar virusin dhe për të punuar për krijimin e një vaksine . Ai ka marrë kritika nga Presidenti Donald Trump, i cili akuzoi OBSH-në se nuk ishte mjaft i ashpër ndaj Kinës pas reagimit të saj të vonë ndaj virusit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?