“Kartela” vret 9 persona, 6 prej tyre fëmijë

Një person ka vrarë 9 shtetas amerikan në Meksikën veriore, 3 gra dhe 6 fëmijë.

Policia dyshon se vrasësi është pjesëtar i kartelës së drogës .

Viktimat janë të familjes LeBaron dhe i përkasin komunitetit Mormon të cilët u shpërngulën në Meksika shumë vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata po udhëtonin me makinë drejt shtetit të Chihuahua për t’iu larguar luftës midis bandave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë rrugës ato u zunë pritë dhe u qëlluan. Disa orë më vonë në vendin e ngjarjes u gjet dhe një makinë e djegur me trupat e viktimave.

Një i afërm i familjes raporton se ata nuk kishin motive për tu shënjestruar nga kartela.

Në një postim në Twitter, presidenti Trump shpreh mbështetjen për të afërmit e viktimave dhe se do të mbështesë Meksikën për të luftuar kartelën.

CNN raporton se FBI i ka ofruar ndihmë Meksikës për të hetuar dhe për të ndihmuar të luftojë krimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?