Karteli i drogës shokon policinë, zbulohet makina që paketon 150 mijë pako kokainë në ditë (Video)
Policia në Sao Paulo të Brazilit ka filluar një operacion kundër prodhimit të kokainës duke konfiskuar makinën, e cila mund të paketojë 150 mijë paketime kokainë në ditë.
Kjo makinë është gjetur në një lagje të fshehur ku as fqinjët në asnjë mënyrë nuk kanë mundur ta shohin e as që e kanë ditur që ekziston.Tre persona janë arrestuar ndërsa janë gjetur më shumë se 10 kilogram kokainë.
Në video mund të shihet makina e cila paketimet e vogla i mbush me kokainë dhe i mbyll, makineri që funksionon me mekanizëm të njëjtë me paketimet e produkteve ushqimore.
Duket se karteli i drogës ka ecur përpara, sepse punës i kanë hyrë me investime industriale. “Fabrika e paketimit! 150 mijë paketime në ditë, secila nga 10 real, kjo do të thotë 1,5 real çdo ditë. Çmenduri!”, ka thënë njëri nga policët.
KOHA JONË SONDAZH

