Karvani me emigrantë drejt SHBA-së, policia përdor shkopinj dhe gaz lotsjellës
Karvani me emigrantë u përlesh me ushtrinë dhe policinë e Guatemalës në kufirin me Hondurasin gjatë fundjavës, ku forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe goditje e emigrantëve me shkopinj gome.
Mijëra tentuan të kalonin përmes një shtegu sigurie, por trupat e Guatemalës përdorën forcë deri tek manovrat me shpërthime për të shtyrë pas një grup njerëzish, ku kishte dhe fëmijë. Disa emigrantë janë ndaluar gjatë këtyre zhvillimeve.
CNN nuk ka mundur që të konfirmojë se sa persona janë lënduar. Qeveria e Guatemalës tha se deri në 8 mijë emigrantë kanë hyrë në vend nga Hondurasi që prej të premtes. Ata po tentojnë të gjejnë qasje në autostradën drejt Meksikës dhe më pas të përfundojnë në kufirin me SHBA-të.
Rrënimi ekonomik i shkaktuar nga pandemia koronavirus, bashkë me dy uraganët shkatërrues që goditën rajonin vitin e kaluar, kanë shtyrë mijëra persona që t’i bashkohen karvanit drejt Amerikës, për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës në vendin e tyre.