Kasaphana e fundit në Greqi, bandat kurde “Dalton” dhe “Red Kit” po vrit*n nëpër Europë për gjakmarrje

Viktimat e kasaphanës me 6 të vrarë në Greqi janë anëtarë të të ashtuquajturës mafia “Dalton”, të kryemafiozit turk Baris Boyun. Sipas informacioneve, personi i arratisur mësohet se jeton në Rimini të Italisë, ndërsa është themelues i një zyre atentatorësh në Stamboll.

Ka të dhëna nga policia greke se ngjarja ka ndodhur për qëllime hakmarrjeje dhe se behët fjalë për larje hesapesh mes dy bandave të kurdëve që përplasen prej vitesh në Stamboll. Vrasja e fundit ndodhi pas asaj të gusht 2023 në Paris ku dyshohet se grupi i ekzekutuar aty kishte eliminuar një personazh të njohur të bandave të Stambollit, i quajtur Halil Ay.

Më pas sipas mediave turke, grupi që ekzekutoi Halil Ay-in u largua nga Franca pasi po ndiqeshin atje dhe ishte vendosur në Greqi me qëllim që më pas të zhvendoseshin sërish në Stamboll. Mediat greke kanë nxjerrë emrat e të vrarëve, të cilët janë: Doruk Ersu Büyüktunç; Abdurrahman Tekru; Omer Kanza; Ozan Kaan Tozlu; baris Cagan dhe Burak Tahmaz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivaliteti mes bandës Dalton dhe Red Kit

Swiss Digital Mobile Reklama

Daltonët janë një grup me origjinë kurde, por që kanë nën kontroll lagje të tëra në Stamboll dhe kundërshtarë direkt kanë bandën “Red Kit”, të cilët kontrollojnë lagjen YeniBosna. Në krye të grupit është një personazh i njohur si Ferhat Mardin. Policia turke ka të dhëna se grupi i Halil Ay është bashkuar me grupin e Ferhat Mardin në këtë atentat duke vrarë gjashtë personat e bandës kundërshtare.

Duket se planet për atentatin nisen pasi grupi i Baris Boyun vrau vëllanë e Ferhat Ay disa muaj më parë në Stamboll si edhe vetë Ferhatin në Paris. Dyshimet janë se vëllai tjetër, Muhamet Ay ka lidhur marrëveshje me bandën RedKit duke sulmuar pikërisht grupin e Baris Boyu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?