Kasaphanë me ushtarë të vrarë, vendi në prag të luftës
Një natë e gjatë ishte ajo e mbrëmshmja për Turqinë, ndërsa vendi rrezikon të futet në një luftë në shkallë të gjerë në Siri pas vrasjes së një numri të madh ushtarësh. 33 ushtarë turq të vrarë mbrëmjn e së enjtes nga një sulm ajror nga aviacioni i ushtrisë së Asadit, ndërsa ka raportime se sulmi u bë nga avionët rusë dhe numri i ushtarëve të vrarë është më i madh se 33.
Ende nuk reagim zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë në lidhje me sulmin dhe numrin e saktë të ushtarëve të vrarë. Njoftimet i jep prefekti i një qyteti kufitar me Sirinë, ku edhe u vranë ushtarët, ndërsa ka raportime se gjatë mbrëmjes së djeshme në të gjithë Turqinë ka patur bllokim të futjes në rrjetet sociale.
Presidenti Erdogan mblodhi mbrëmë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe sipas mediave vendase është folur për mundësinë e shpalljes së luftës ndaj Sirisë. Mediat turke kanë publikuar pamje të sulmeve hakmarrëse të ushtrisë së Turqisë ndaj bazave dhe ushtrisë së Presidentit Asad në Siri duke njoftuar vrasjen e një numri të madh ushtarësh.