FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaspersky mjet spiunimi? Kompania pranon që ka siguruar kodin për hakerim nga një kompjuter amerikan

Kompania me seli në Moskë, Kaspersky Lab, ka pranuar se softueri antivirus i saj e ka marrë kodin burimor për hakerim, nga një kompjuter në Shtetet e Bashkuara.

Këtë deklaratë kompania e kumtoi sot lidhur me rezultatet e një hetimi të brendshëm, që kjo kompani e ka bërë, pasi mediat kanë raportuar se qeveria e Rusisë e kishte shfrytëzuar softuerin e antivirusit të saj, për mbledhje të të dhënave teknologjike të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, shkruan rel.

Shqetësimet për aktivitetet e kompanisë, Kaspersky, kanë ndikuar që Departamenti i sigurisë së brendshme i Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar, u ka ndaluar agjencive qeveritare amerikane që t’i përdorin prodhimet e firmës Kaspersky.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 5 tetor, e përditshmja Wall Street Journal ka raportuar se qeveria e Rusisë kishte mundësi për ta modifikuar softuerin Kaspersky dhe ta shndërrojë atë në mjet spiunimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas pesë ditësh, pra më 10 tetor, e përditshmja tjetër, New York Times, ka raportuar se zyrtarët e iteligjencës së Izraelit kanë zbuluar se hakerët e qeverisë së Rusisë e kishin përdorë softuerin Kaspersky për spiunim.

Raportet që sugjeronin se Kaspersky ishte shfrytëzuar si kanal për spiunimin rus, presidenca e Rusisë i ka vlerësuar si “absurde”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?