FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Katalonja: Dialogu me Madridin do të përqendrohet vetëm tek pavarësia

Numri dy i qeverisë katalanase, Oriol Junqueras theksoi sot se oferta për diaolog bërë Madridit do të fokusohet vetëm në pavarësinë e Katalonjës, një parakusht që mbyll edhe më shumë portën për një marrëveshje mes dy kampeve.

Ky zhvillim i Oriol Junquerasit ndodhi ndërkohë që drejtuesi separatist, Carles Puigdemont, duhet t’i përgjigjet deri të hënën Madridit për kërkesën për të sqaruar qëndrimin e tij përsa i përket çështjes së pavarësisë së rajonit.

Nëse ai nuk zbulon qëllimet e presidentit katalanas, Junqueras ka qenë i qartë për faktin se pavarësia mbetet mundësia e vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Oferta për dialog paraqitur qeverisë spanjolle duhet të ketë si referencë ndërtimin e Republikës dhe angazhimin tonë për pavarësi”, nënvizoi ai gjatë një fjalimi në selinë e partisë “E Majta Republikane e Katalonjës”, (ERC) ku ai është president.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të jemi të qartë që mënyra më e mirë për të arritur në Republikë dhe pavarësi është të flasim me të gjithë, të paktën me komunitetin ndërkombëtar.

“Por, në të njëjtën kohë ne kemi angazhimin pa ekuivok dhe absolut për të përmbushur mandatin e 1 tetorit”, shtoi ish-deputeti evropian.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?