Katalonja mund të përjashtohet nga BE-ja në rast se shpall pavarësinë
Një Katalonjë e pavarur do të ishte automatikisht e përjashtuar nga BE, që mund të bashkohej vetëm pas një procesi të ri anëtarësimi. Por mbetet ende e domosdoshme që kjo qasje të përmbushë disa kushte për të shpallur vlefshmërinë nga të 28-të.
– Çfarë pavarësie?
“Shtetet anëtare të BE nuk do të njohin Katalonjën si një shtet që në krijimin e tij, pasi shkelin ligjin dhe kryesisht Kushtetutën e Spanjës”, u shpreh Jean-Claude Piris, jurist i specializuar për të drejtën evropiane.
Referendumi për pavarësi i Katalonjës u organizua pavarësisht pavlefshmërisë së tij nga ana e Gjykatës kushtetuese spanjolle, ku vendimet shërbyen si bazë për qeverinë spanjolle për të penguar votimin, me çmimin ndonjëherë të përdorimit të kritikuar të forcës.
Për më tepër, sistemi zgjedhor nuk përfitoi nga garancitë që kërkohen zakonisht (komisioni zgjedhor, lista zgjedhore, votimi i fshehtë) duke e bërë të pamundur njohjen nga ana e të 28-e pavarësinë e Katalonjës në lidhje me këtë bazë.
KOHA JONË SONDAZH

