Katalonja nuk është ish-Jugosllavi

Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në një intervistë është shprehur se populli katalanas nuk është nën presionin e Spanjës dhe sipas tij deri më tani nuk janë shkelur të drejtat e tyre. Situata e Spanjës dhe Katalunjës nuk mund të krahasohet kurrsesi me ish-Jugosllavinë nënvizoi Juncker në intervistën e tij për një media portugeze.

“Unë mendoj se Spanja nuk është ish-Jugosllavi. Duhet të respektohet dëshira e tyre për të shprehur vullnetin e lirë. Por në Kataloni nuk po përballemi me një problem të të drejtave të njeriut, sepse katalanasit nuk janë të shtypur e të kërcënuar nga Spanja”

Juncker tha se dëshirat e popullit katalanas duhet të dëgjohen, por sipas tij referendumi antikushtetues i 1 Tetorit, nuk pati një pjesëmarrje të tillë ku mund të thuhet se vullneti i përgjithshëm i popullit katalanas, është ajo që qeveria e tyre pretendon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtari i Lartë europian shprehu shqetësimin se me shkëputjen e Katalonjës mund të humbasë kontrolli i unitetit të bllokut europian. “Nuk dua në të ardhmen një Bashkim Europian të ndarë në 95 vende të ndryshme” tha Juncker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diplomati tha gjithashtu se Kushtetuta spanjolle nuk e lejon një referendum për pavarësi, dhe sipas tij qeveria katalanase dhe pjesërisht Parlamenti rajonal tashmë e kanë braktisur ligjin. I pyetur për rolin e Europës në krizën e Katalunjës, Juncker tha se është një problem mes tyre.

“Është një çështje e brendshme dhe vetë spanjollët duhet ta zgjidhin këtë problem. Bashkimi Europian nuk mund të luajë një rol ndërmjetësimi në këtë rast. Kushtetuta Spanjolle është mjaft e qartë në këtë rast. Megjithëse unë nuk do doja të humbinsim kontrollin ne unitetin tonë Europian”

Më herët përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja. Shqetësimi i tyre është përçarja e unitetit europian dhe rreziku se në të ardhmën ndoshta rajone të tjera mund të kërkojnë pavarësi duke ndjekur shembullin e Katalonjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?