Katari konfirmon se negociatat e rinovimit të armëpushimit janë në vazhdim
Qeveria e Katarit ka konfirmuar se bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit për të rifilluar armëpushimin janë duke vazhduar.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Katarit shpreh “keqardhje të thellë për rifillimin e agresionit izraelit kundër Rripit të Gazës”.
Ai shton se Katari është i përkushtuar të “vazhdojë përpjekjet që çuan në pauzë humanitare” së bashku me partnerët e tij në ndërmjetësimin midis Hamasit dhe Izraelit.
Por në deklaratë thuhet gjithashtu se rifillimi i bombardimeve në Gaza pas përfundimit të armëpushimit “ndërlikon përpjekjet e ndërmjetësimit dhe përkeqëson katastrofën humanitare”.
Katari udhëhoqi përpjekjet ndërmjetësuese për të siguruar dhe zgjatur marrëveshjen njëjavore të shkëmbimit të pengjeve, e cila përfundoi këtë mëngjes.