Katari në Davos: Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit është kthyer në një organizatë jo funksionale
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, shprehu keqardhje për transformimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) është një organizatë joefektive dhe që nuk ka ndikim në zgjidhjen e problemeve të brendshme të vendeve anëtare, ndërkohë që në një kohë të hershme, Organizata reflektonte shpresat për tërë botën arabe.
Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha – gjatë një seance të Forumit Ekonomik Botëror në Davos me titull “Vizioni i përbashkët i botës arabe” – që Katari besonte deri para tetë muajve se vendet GCC-së ndanin vizione të përbashkëta, duke theksuar se vendi i tij ende beson në paqe dhe dialog si vlerë dhe është pararojë e thirrjes për dialog.
Ai vuri në dukje se Katari i ftoi të gjitha palët të uleshin në tryezën e dialogut për të diskutuar dallimet mes tyre, pasi zgjidhja e problemeve të tilla është dialogu, jo refuzimi.
Ai shtoi se “Ne jetojmë në një epokë ku kemi nevojë bashkëjetesë me respekt për sovranitetin e çdo shteti”, duke theksuar se “Nuk mund të ketë asnjë kompromis kur është fjala për sovranitetin” ndërsa ripërsëriti thirrjen e Katarit për dialog për zgjidhjen e krizës së Gjirit.
Ai tha se fuqi të ndryshme rajonale po përpiqen të ushtrojnë ndikim maksimal për të ardhur në tryezën e negociatave me një pozicion më të mirë, dhe shtoi se janë njerëzit e thjeshtë ata që po paguajnë çmimin për këto sjellje të gabuara të këtyre fuqive.
Nga ana tjetër, Al Thani tha se “Bota duhet t’i nxisë të gjithë aktorët në rajon që të ulen në tryezën e bisedimeve për të adresuar shqetësimet e tyre” duke vënë në dukje se rajoni ka shumë potenciale që duhen vënë në rrugën e duhur.
Sa i përket situatës në Egjipt, Ministri i Jashtëm i Katarit u shpreh se “Ne shpresojmë të mbyllim hendekun midis Dohas dhe Kajros, dhe jemi të bindur se dallimet mes nesh nuk janë themelore”.
Ai mohoi pretendimet se vendi i tij bën përpjekje për destabilizimin e Egjiptin, duke thënë se “Stabiliteti i Egjiptit është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe nëse e shikojmë atë nga perspektiva ekonomike, ne kemi investime të mëdha aty e prioriteti ynë është që investimet tona të jenë në një ambient të përshtatshëm”.
Në lidhje me çështjen e terrorizmit, ai vuri në dukje se grupet e dhunshme ekstremiste gjejnë terren për shkak të shpërbërjes sociale, varfërisë dhe problemeve ekonomike si dhe në zonat me trazira politike, prandaj thjesht lufta kundër grupeve ekstremiste çon vetëm në zhdukjen e problemit përkohësisht, duke i lënë rrugë daljes së grupeve të reja ekstremiste.
Ai theksoi se organizata famëkeqe ISIS është vetëm evolucioni i Al Kaedës në Irak dhe kaloi në Siri për shkak të vakumit politik dhe margjinalizimit të grupeve të caktuara, duke shtuar se organizata gjeti një vend ideal për rritje në Siri, pas kaosit të krijuar nga regjimi sirian.
Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani shprehu bindjen se duke i siguruar të rinjve të ardhmen dhe mundësinë e punësimit ata mund të jenë imun ndaj ekstremizmit, ndërsa shtoi se ka prova që ekstremistët e përdorin fenë për të arritur qëllimet e tyre politike, dhe bëri thirrje për të mësuar nga e shkuara.
KOHA JONË SONDAZH

