Katastrofa e Covid-19 në Brazil, bombë atomike

“Një bombë atomike”. Kështu e cilësojnë shkencëtarët pandeminë e Covid-19 në Brazil, e cila është jashtë kontrollit dhe kërcënon seriozisht luftën globale për t’i dhënë fund pandemisë. Varianti më infektues, e rezistent ndaj vaksinës i shfaqur atje, është bërë dominant në shumë shtete dhe nuk ka shenja për ngadalësim të përhapjes.

”Informacioni është një bombë atomike. Të gjitha variantet shqetësuese janë më të transmetueshme, gjë që nënkupton përshpejtim të përhapjes së pandemisë. Është një katastrofë”, tha doktor Roberto Kraenkel, biomatematicien.

Në Shtetet e Bashkuara janë identifikuar 15 raste infektimesh me variantin brazilian. Rritja e vaksinimeve dhe rënia e rasteve ditore po ndihmon në frenimin e përhapjes së tij, por kjo nuk mund të thuhet për Brazilin, ku spitalet janë përtej kapaciteteve ndërsa fushata e imunizimit të popullsisë është shumë prapa.

SHKARKO APP