Katastrofat globale të 2017, kostot janë marramendëse
Edhe pak ditë na mbajnë ende në vitin 2017. Revista dhe raporte të ndryshme, paraqesim vitin 2017, me të mira dhe të këqijat. Fatkeqësitë apo katastrofat globale kanë shkaktuar humbje monetare me rreth 306 miliard dollarë për këtë vit.
Sipas vlerësimeve nga gjiganti i sigurimeve Swiss Re shifrat përfaqësojnë një rritje prej 63% nga viti i kaluar, që tregon se është shumë e lartë në krahasim me mesataren e dekadës së kaluar.
Vendi i parë që ka pësuar më shumë katastrofa është Amerika pasi u godit me uragane, kryesisht në Karaibe dhe SHBA-në Jugore, me tërmetet në Meksikë dhe zjarret në Kaliforni. Përkundër rritjes së kostos financiare të fatkeqësive, nuk pati rritje të ndjeshme në humbje jete.
Swiss Re tregon se më shumë se 11,000 njerëz vdiqën ose u zhdukën në fatkeqësitë në vitin 2017, shifër gati e ngjashme me atë të vitit 2016. Uragani Harvey, Irma dhe Maria së bashku shkaktuan koston monetare prej rreth 93 miliardë dollarë sipas raportit.
KOHA JONË SONDAZH

