Katastrofë ekologjike në plazhin me rërë të zezë në Rusi
Një katastrofë ekologjike ka ndodhur në një nga plazhet kryesore të Rusisë për sërf, në Khalaktyrsky.
Shumë persona kanë shfaqur probleme të theksuara shëndetësore, si humbje të shikimit, djegie, ënjtje të syve, ethe, të vjella, dhe dhembje koke dhe fyti. Po ashtu, bregu i detit është i mbushur me gjallesa të ndryshme ujore, si oktapodë, iriq deti, gaforre e peshq.
Ndërkohë, autoritetet vendase u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg plazhit me rërë të zezë në bregdetin e paqësorit. Foto dhe video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndotjen e tmerrshme të detit, uji i të cilit ka marrë një nuancë në të verdhë.
Autoritet kanë nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë mjedisore, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se është bërë karburanti i raketave, arsenik dhe zhivë, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
“Kontejnerët mund të jenë ndryshkur dhe të kenë rrjedhur karburantin. Ky mendohet të jetë shkaku kryesor i ndotjes”, është shprehur ekologu, Dmitry Lisitsyn. /A2