Katastrofë në Itali, mbi 21 mijë raste brenda 24 orëve në Itali
Covid-19 po përhapet me shpejtësi në Itali. Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar më shumë se 20 mijë raste të reja brenda 24 orëve. Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer mbi 161 mijë testime, nga të cilat 21273 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Lajmi i mirë është se ka pasur një ulje të numrit të viktimave krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 128 persona, krahasuar me 151 të së shtunës. Në Itali kanë humbur jetën nga Covid-19, 37338 persona.
Kryeministri Conte ka nënshkruar dekretin e ri në lidhje me pandeminë. Në këtë dekret parashikohet mbyllja e të gjithë lokaleve dhe restoranteve pas orës 18:00 të mbrëmjes. Nuk do të lejohen grumbullimet në mjedise të hapura dhe të mbyllura. Mbyllen teatrot, pishinat, kinematë etj. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e hëna dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.