“Katastrofë në punësime” – 1.25 miliardë punë priten të goditen nga Covid-19
Kriza e koronavirusit ka një efekt shkatërrues në punësimin në të gjithë botën, me më shumë se një miliardë punëtorë në rrezik të shkurtimit të pagave ose humbjes së punëve të tyre, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Agjensia e Kombeve të Bashkuara thotë se pandemia do të dëshmojë shumë më dëmtuese në tregun e punës sesa recesioni global një dekadë më parë.
“Në 2008-2009 kemi humbur diçka si 22 milion vende pune në të gjithë botën. Parashikimi ynë për tre muajt e ardhshëm, për tremujorin e dytë të vitit, është që ne do të humbasim ekuivalentin e 195 milion vendeve të punës në të gjithë botën,” Drejtori i Përgjithshëm Guy Ryder i tha Euronews në një intervistë.
Bllokimet e lidhura me koronavirusin dhe kufizimet e udhëtimit tani po prekin pothuajse 2.7 miliardë punëtorë në të gjithë botën, rreth 81 përqind e fuqisë punëtore globale, tha agjensia në një raport të ri.
Midis tyre, 1.25 miliardë – rreth 38 përqind e fuqisë punëtore globale – janë veçanërisht vulnerabël. Ata punojnë në hotele, restorante, pakicë dhe prodhim, sektorë të cilët kanë parë rënie drastike.
Amerika dhe Evropa kanë pjesën më të lartë të punëtorëve në këta sektorë me rrezik të lartë dhe janë më të ekspozuar ndaj një tronditje në tregun e punës, por ata gjithashtu gëzojnë mbulim më të lartë të mbrojtjes sociale, sipas raportit. Në të gjithë botën, 2 miliardë njerëz punojnë në sektorin informal, kryesisht në ekonomitë në zhvillim, gjë që i vë ata veçanërisht në rrezik.
Burimi: Euronews