Katër ditë punë në javë, projekti jep rezultat në Portugali: Cilësia e punës është përmirësuar

Një projekt pilot i javës katërditore të punës, ka dhënë rezultat. Sekretari i Shtetit për Punën në Portugali, bën një vlerësim pozitiv të projektit duke thënë se ka indikacione se punëtorët dhe organizatat janë të kënaqur.

Bilanci përfundimtar i përvojës që mbulon 39 kompani dhe rreth 1000 punëtorë, e cila filloi më 5 qershor, do të bëhet në fund të gjashtë muajve të projektit, por sekretari i Shtetit për Punën, Miguel Fontes, i cili po vizitonte një nga kompanitë pjesëmarrëse, Crioestaminal, në Cantanhede, tha se kishte “sinjale pozitive” nga pjesëmarrësit.

“Informacioni që na vjen është shumë pozitiv, në të cilin personat që po punojnë katër ditë në javë janë veçanërisht të kënaqur me këtë mundësi, ata mendojnë se cilësia e punës dhe e jetës së tyre është përmirësuar”, tha ministri.

Sipas Miguel Fontes, përvoja në këto kompani mund të tregojë se, me javën katërditore të punës, “ulen mungesat në punë, rritet niveli i atraktivitetit të këtyre kompanive”, duke u bërë kështu më konkurruese

SHKARKO APP