Katër luanë në kopshtin zoologjik dalin me Covid-19

Katër luanë në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë, kanë rezultuar pozitiv për Covid-19. Tre femra me emrin Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull i quajtur Kiumbe u testuan pozitiv pasi shfaqën simptoma të lehta të virusit.

Dy anëtarë të stafit gjithashtu dolën pozitivë ndërsa një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar si u infektuan kafshët, por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me një anëtar të stafit asimptomatik.

Kafshët po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe po monitorohen nga afër. “Luanëve iu dha kujdes veterinar, e ngjashme me atë që iu jepet kur kanë një gjendje gripale dhe ata reaguan mirë”,-thanë kujdestarët në një deklaratë. Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë.

SHKARKO APP