KE kritikon vendet për kufizimin e udhëtimeve: Shkaktojnë përçarje

Europa e jo vetëm, është izoluar nga pandemia e Covid-19 dhe lëvizja e qytetarëve nuk është e lirë. Komisioni Europian ka shprehur shqetësimin për kufizimet e reja të udhëtimeve që vende të ndryshme europiane kanë vendosur.

Në një letër të datës 7 gusht, KE u kujton ambasadorëve të shteteve anëtare se, nisur nga përvoja e akumuluar në fillim të pandemisë, koordinimi në këtë aspekt është jetik për të siguruar qartësi dhe qëndrueshmëri për bizneset.

Mes ndryshimeve të tjera, në ditët e fundit Gjermania u ka rekomanduar qytetarëve të mos udhëtojnë në Spanjë, ndërsa Holanda ka bërë të njëjtën gjë me 10 rajone evropiane, përfshirë Madridin, Parisin dhe Brukselin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni këmbëngul se mbyllja e kufijve dhe kufizimet e udhëtimeve shkaktojnë një “përçarje” që duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur. ”Ndërsa duhet të sigurohemi që BE të jetë gati për një valë të dytë Covid-19, në të njëjtën kohë duhet të shmangim një valë të dytë veprimi të pakoordinuar”. Komisioni bën thirrje për shmangien e kufizimeve dhe kontrolleve joefikase dhe për masa proporcionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?