Kelly Craft emërohet ambasadore e SHBA-në në OKB

Senati amerikan me 100 ulëse ka miratuar propozimin për të emëruar Kelly Craftin si ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Craft është kthyer në donatoren e parë të madhe politike që ka zënë një post të lartë në OKB.

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kanada, Craft dhe burri i saj, Joe Craft, një miliarder, kanë financuar Partinë Republikane dhe presidentin amerikan, Donald Trump që ka emëruar atë.

Ajo po ashtu njihet edhe si aktiviste e Partisë Republikane nga Kentaki. Emërimi saj është përcjellë me disa ankesa nga demokratët, pasi disa prej tyre e kanë konsideruar të papërvojë për atë pozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo do të zëvendësojë Nikki Haleyn, e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin dhjetor të vitit 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?