“Kemi qumësht pa laktozë e cigare pa nikotinë…” video virale e italianit: Po qeveri pa budallenj mund të kemi?

Situata politike në Itali vijon e nderë prej disa vitesh tashmë, ndërkohë që dje kryeministri Giuseppe Conte njoftoi dorëheqjen e tij.

Video e një qytetari italian është bërë virale, ndërkohë që në tone ironike thotë se teknologjia ka përparuar shumë duke hequr disa pesticide që na dëmtojnë. Në fund ai kërkon një qeveri pa budallenj, raporton Ora News.

Çfarë mrekullie! Shkenca, teknologjia, kimia… Kemi kafe pa kafeinë. Kemi benzinë pa plumb. Kemi qumësht pa laktozë. Kemi cigare pa nikotinë. Dreqin! Po një qeveri pa budallenj mund ta kemi apo është e pamundur?“, dëgjohet të thotë qytetari.

SHKARKO APP