FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këngëtari grek: Thonë se jam shqiptar, përdorues droge dhe gay

Giorgos Giasemis është një këngëtar i njohur në skenën greke, i cili ka folur për jetën dhe karrierën e tij, si dhe ka sqaruar disa thashetheme në lidhje me të. Në një intervistë për revistën greke “Xai”, këngëtari tregon se për të janë thënë gjëra të pavërteta, mes të cilave edhe që është shqiptar.

Gjatë gjithë këtyre viteve janë thënë gjëra të ndryshme dhe thashetheme. Të ka mbetur në mendje diçka që nuk ka qenë e drejtë apo është keqinterpretuar?

“Po, ka. Janë thënë shumë gjëra për mua. Kanë thënë që jam përdorues droge. Sa për këtë pjesë, unë nuk konsumoj as alkool. Më kanë thënë shqiptar, gjë që në fakt nuk është turp. Por, nëse do të isha shqiptar, do ta thoja. Dhe e fundit, që jam gay. Është thënë edhe kjo”, ka treguar Giorgos Giasemis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, këngëtari grek ka folur për karrierën dhe problemet personale që ka pasur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?