Kërc@nimet për në vendet e votimit në SHBA, FBI-qytetarëve: Qëndroni vigjilentë
FBI ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare se është në dijeni të kërcënimeve me bomba në vendet e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se vijnë nga domenet ruse të postës elektronike. Sipas njoftimit të FBI asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani.
“Integriteti i zgjedhjeve është ndër prioritetet më të larta të FBI-së. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë shtetërorë dhe vendorë të zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ndaj zgjedhjeve tona dhe për të mbrojtur komunitetet tona ndërsa amerikanët ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”,-thuhet në njoftim.
FBI i ka bërë thirrje publikut të qëndrojë vigjilent dhe të raportojë aktivitete të dyshimta te organet e zbatimit të ligjit shtetëror ose vendor, ose t’i paraqesë këshilla FBI-së në 1-800-CALL-FBI (1-800-225-5324) ose në internet në tips.fbi .gov.