Kërcënoi me pistoletë lodër, policia vret me breshëri plumbash adoleshentin

Policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qëlluar me breshëri plumbash një adoleshent i cili ka “kërcënuar” me pistoletë lodër.

Ngjarja e rtmerrshme ka ndodhur në parkingun e një shkolle të mesme.

Zyrtarët, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluat, iu përgjigjen një telefonatë urgjente në një shkollën në San Diego rreth orës 3:30 të shtunën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur arritën në parkingun e shkollës, oficerët panë një djalosh i cili “nxori një pistoletë” nga brezi ia drejtoi njërit prej oficerëve, shkruan “Fox News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht nga thirrjet e vazhdueshme që djali tu jepte “armën”, ai nuk pranoi t’u bindej urdhrave të policisë, gjë e cila e detyroi atë të qëlloje me breshëri plumbash ndaj adoleshentit.

“Dy oficerët gjuajtën me armë ndaj adoleshentit pasi ishin të frikësuar për sigurinë e nxënësve të tjerë”, thanë nga departamenti i policisë së qytetit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim të posacëm ndaj ngjarjes së rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?