Kërcënonin aksione kundër Sanremos, policia italiane parandalon katër sulme kibernetike
Autoritetet policore italiane informojnë se përgjatë netëve te Festivalit të Muzikës Italiane Sanremo 2021 kanë evituar 4 sulme kibernetike kundër infrastrukturës informatike të transmetimit live të këtij eventi.
Këto sulme kibernetike që kërcënonin aksione kundër Festivalit janë shfaqur gjatë transmetimit live në natën e parë e në natën finale të Sanremo 2021.
Salla operative e policisë së shtetit ka kryer 700 orë monitorim të rrjetit informativ duke analizuar miliarda të dhëna e ka identifikuar kompjuterë “fantazmë” të përdorura për këto sulme informatike e ka hartuar hartën gjeografike të vendndodhjes së tyre brenda e jashtë territorit italian.