“Kërcënonte sigurinë kombëtare”, arrestohet gazetari në Hong-Kong

Policia e Hong Kongut ka arrestuar një ish reporter të Apple Daily në aeroportin ndërkombëtar të qytetit, sipas raporteve të mediave lokale.

Fung Wai-kong është punonjësi i shtatë i gazetës pro-demokracisë tashmë të mbyllur, që u arrestua për arsye të “sigurisë kombëtare” javët e fundit. Ai punoi për gazetën si kryeredaktor dhe kolumnist .

Një deklaratë e policisë tha se një 57-vjeçar ishte arrestuar në aeroport për “komplot për të bashkëpunuar me vendet e huaja ose forcat e huaja për të rrezikuar sigurinë kombëtare“. Ai shtoi se ai ishte marrë në paraburgim dhe se hetimet për çështjen ishin duke vazhduar.

Gazeta e njohur tabloide u detyrua të mbyllet pas një kontrolli në zyrat e saj në 17 qershor dhe ngrirjes së pasurive dhe llogarive të saj bankare. Edicioni i saj i fundit u publikua të enjten e kaluar.

Autoritetet thonë se dhjetëra artikuj të saj mund të kenë shkelur ligjin e sigurisë kombëtare. Kjo është hera e parë që ligji, i vendosur nga Pekini, përdoret për të synuar mediat.

Shoqata e Gazetarëve të Hong Kongut, në një reagim të parë pas njoftimit të arrestimit, dënoi shënjestrimin e gazetarëve nga policia dhe kërkoi shpjegime për këtë zhvillim

SHKARKO APP