Kërkesa e Trump/ A mundet India t’i sigurojë SHBA-së medikamentin “e pa testuar” kundër koronavirus?
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA do të “hakmerrej” ndaj Indisë nëse ajo do të refuzonte kërkesën e tij për lirimin e rezervave të një medikamenti, të cilin ai e cilësoi si kyç në luftën kundër Covid-19.
Trump kontaktoi me kryeministrin Narendra Modi të dielën, një ditë pasi vendi ndaloi eksportin e hidroksilklorinës, medikament i cili prodhohet në sasi të mëdha në këtë vend.
“I thashë se do ta vlerësonim shumë nëse do të lejonte furnizimet tona të dalin. Nëse ai nuk e lejon këtë gjë, kjo është në rregull, por sigurisht që mund të kërkojmë ‘shpagim’,” tha Trump gjatë një konference për Shtëpinë e Bardhë të hënën.
India shprehet se ende “po shqyrton” kërkesën. Udhëheqësit e dy vendeve kanë në marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin, nëse marrim parasysh edhe vizitën e fundit të Trump në Indi.
Hydroksilklorina është shumë e ngjashme me Chloroquine, një nga ilaçet më të vjetra dhe më të njohura anti-malariale.
Por ilaçi – i cili gjithashtu mund të trajtojë sëmundjet auto-imune si artriti reumatoid dhe lupus – gjithashtu ka tërhequr vëmendjen gjatë dekadave të fundit si një agjent i mundshëm antiviral.
Presidenti Trump tha se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) e kishte aprovuar atë për trajtimin e koronavirusit, diçka që organizata ka mohuar. Trump më vonë tha që ishte aprovuar për “përdorim më të butë” – që do të thotë që një mjek mund të japë një ilaç që ende nuk është autorizuar nga qeveria për një pacient në një gjendje të rëndë për jetën.
Mjekët janë në gjendje të përshkruajnë chloroquine në këto rrethana pasi ai është një ilaç i regjistruar.
Por a është vërtet India në gjendje të ndihmojë SHBA? Dhe në fund të fundit, a vepron ky ilaç kundër koronavirusit?