Kërkoni punë? Në gjermani ushtroni profesionin tuaj
Numri i vendeve të punës të paplotësuar në Gjermani në tremujorin e fundit të vitit të shkuar ka qenë 1,2 milionë, njoftojnë mediat.
Instituti për hulumtimin e tregut të punës (IAB) në Nuremberg thekson se kërkimi më i madh për punëtorë është në sektorin përpunues dhe në atë ndërtimor.
Mungesa e ekspertëve vërehet pothuaj në të gjithë sektorët e profesionet më të kërkuara janë elektroteknikët, mekanikët, teknikët mjekësor, programuesit, inxhinierë nga të gjitha profilet si dhe zanatet tradicionale, teneqepunues, hidraulik.
Si rëndom, është kërkesë e madhe për personelin mjekësor e në kohë të fundit ka mungesë të madhe të shoferëve të autobusëve e të kamionëve
KOHA JONË SONDAZH

