Këshilla e qeverisë indiane, trondit botën
Qeveria indiane, ka shkaktuar një reagim të madh në opinionin publik me këshillat për gratë shtatzëna. Meidat raportojnë se qeveria ka këshilluar që gratë shtatzëna, të shmangin konsumin e çdo lloj mishi, të vezëve dhe sidomos mendimet e epshit.
Por nuk është pritur aspak mirë nga mjekët në vend dhe më gjerë, të cilët janë shprehur se këto këshilla, veçse të turpshme janë edhe të rrezikshme, sidomos në kuadër të shëndetit të dobët të femrave në Indi.
Në vitin 2015 në Indi, 174 në 100 mijë shtatzëni rezultuan me vdekjen e nënës, një shifër tronditëse në krahasim me 27 në 1 milion në Kinë, apo 14 në 100 mijë në SHBA.
Libri me këshilla, që titullohet “Nëna dhe kujdesi për fëmijën”, është plot me dogma fetare dhe injoron plotësisht këshillat shkencore, që femrat shtatzëna duhet të hanë proteina dhe mund të kryejnë pa asnjë rrezik raporte seksuale.
Ata thonë se nuk duhet të jesh mjek apo ekspert, që të dish se nënat e ushqyera keq lindin fëmijë të dobët dhe që kjo të këshillohet nga qeveria është e turpshme.
KOHA JONË SONDAZH

