Këshilli NATO-Rusi mblidhet për herë të dytë këtë vit

Këshilli i përbashkët NATO-Rusi do të takohet në Bruksel më 26 tetor, për herë të dytë këtë vit.

Zyra e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi do të përqendrohet në konfliktet në Ukrainë dhe Afganistan, si dhe në mënyrat për zvogëlimin e rrezikut të përplasjeve dhe aksidenteve gjatë stërvitjeve ushtarake dhe mbikëqyrjeve kufitare.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Moskës janë tensionuar seriozisht prejse Rusia ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht separatistët në lindje Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moska e mohon ndërhyjen në çështjet e brendshme të Ukrainës, por Stoltenberg ka thënë në muajin korrik se Rusia i ka mijëra trupa në Ukrainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli NATO-Rusi për herë të fundit është takuar në Bruksel në muajin mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?