Këshilltari i Putinit mbi Ukrainën, po ”çmend” rrjetin me teoritë konspirative

Lufta ruse në Ukrainë ka shkuar në ditën e 110. Nikolai Patrushev, është këshilltari më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin dhe interpreton të dhënat që vijnë nga agjentët rusë nga mbarë bota. Patrushev dëshiron zhvillimin e një lufte të pamëshirshme në Ukrainë, me objektivin përfundimtar pushtimin e Kievit.

Mark Galeoti, ekspert britanik mbi shërbimet ruse të sigurisë, thotë se Patrushev është ideologu më i djathtë i Putinit dhe quhet “Skifteri i Skifterëve”. Këtu përfshihen ata që ashtu si Patrushev, vazhdojnë të përsërisin disinformimin se Ukraina është një vend plot me nazistë, dhe se Rusia duhet të mbrohet nga planet e liga të Perëndimit.

Patrushev thotë se ndërsa vendet e tjera janë të frikësuara nga SHBA-ja dhe “nuk mund të ngrenë as kokën, Rusia jo vetëm ka guxuar, por ka deklaruar publikisht se nuk do të luajë sipas rregullave të vendosura nga Amerika”.

Po ashtu Mark Galeoti thotë se “Patrushev i rrezikshëm për mendësinë paranojake të orientuar nga konspiracionet”. Kjo është thelbësore për të kuptuar Rusinë e sotme, pasi idetë konspirative të Patrushevit dhe këndvështrimi i tij mbi botës, janë thjerrëza si miku i tij Vladimir Putin sheh botën.

SHKARKO APP