Këshilltari i SHBA për siguri kombëtare: Turqia dhe Katari mbështesin ideologji ekstremiste
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve Herbert Raymond McMaster paraqiti grupin e vendeve që konsideron armiq të amerikanëve, duke përfshirë Turqinë dhe Katarin që mbështesin sipas tij, ideologjinë ekstremiste.
Gjatë takimit me homologun e tij britanik, McMaster tha se Turqia dhe Katari, dy aleatë të mëdhenj të SHBA, po bëhen më problematikë në aspektin e politikës së jashtme amerikane.
Ai shtoi se të dy kombet janë përkrahësit kryesorë të Vëllazërisë Myslimane (MB), e cila është gjithashtu arsyeja kryesore që marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit.
McMaster paralajmëroi për Islamin politik si dhe për Vëllazërinë Myslimane për ideologjinë e saj ekstremiste.
Ai më tej theksoi se Katari dhe Turqia kanë financuar këtë grupim, duke shtuar se administrata e SHBA është e vendosur për të luftuar ideologjitë ekstremiste.
Më 5 qershor, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini shkëputën marrëdhëniet diplomatike me Katarin lidhur me akuzat për sponsorizimin e grupeve terroriste.
Modeli tjetër që Z. McMaster identifikoi me Vëllazërinë është AKP (partia për drejtësi dhe zhvillim) në Turqi. “Duke vepruar përmes shoqërisë civile, ata e konsolidojnë fuqinë përmes një partie, që është një problem që kontribuon në kthesën e Turqisë nga Perëndimi”. Për Iranin, zoti McMaster e përshkroi qeverinë në Teheran si një “regjim mashtrues dhe një rajon fuqie revizioniste” dhe tha se: “ne duhet të kundërveprojmë aktivitetin destabilizues sidomos në Siri” si dhe bllokimin e mbështetjes për afrimitet dhe rrugën e saj drejt armëve bërthamore.
Strategjia e re kombëtare amerikane do të bazohet në katër interesat strategjike jetike për Shtetet e Bashkuara, shtoi ai dhe i renditi ato si më poshtë:
1. Mbrojtja atdheut amerikan dhe popullit amerikan
2. Përparimi i prosperitetit amerikan
3. Ruajtja e Paqes me forcë
4. Avancimi i ndikimit amerikan
KOHA JONË SONDAZH

