Këshilltari kryesor i Presidentit të SHBA jep lajmin e rëndësishëm: Brenda pak ditësh, Donald Trump do të…
Presidenti Donald Trump do të bëjë “njoftime të rendësishme” për rihapjen e ekonomisë amerikane “me sot, me nesër” tha këshilltari i tij kryesor ekonomik të martën.
“Brenda pak ditësh, presidenti do të bëjë njoftime me shumë rendësi lidhur me udhëzimet për distancimin social,” tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow në një intervistë me rrjetin Fox.
“Duam të kthejmë njerëzit në punë. Duam ta realizojmë rihapjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duam ta realizojmë me garanci të bazuara tek shkenca dhe specialistët,” tha zoti Kudlow./voa