“Këtë herë menduam se do të vdisnim”
Pas Greqisë, një tërmet i fortë ka goditur brigjet e Egjeut në Turqinë Perëndimore dhe ishullin grek të Lesbos. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Stamboll dhe në Athinë.
Epiqendra e tërmetit me magnitutë 6.3, ishte rreth 5 km në jug të qytetit greke Plomarit në jug të Lesbos.
Disa ndërtesa në qytet u dëmtuan, tha kryebashkiaku. Nuk pati raportime të menjëhershme për lëndime. Turqia dhe Greqia janë të pranishme në zonën me lëkundje të shpeshta tërmetet.
“Dridhja ishte me të vërtetë e keqe. Gjithçka në klinikën time filloi të dridhej. Të gjithë dolëm jashtë me pacientët”, tha për agjencinë Reuters, Didem Eris, një dentist 50 vjeçar në qytetin bregdetar turk të Izmirit.
“Ne jemi mësuar shumë me tërmetet këtu në Izmir, por kjo ishte ndryshe. Mendova me vete se këtë herë do të vdisnim”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

