Këto janë pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitutë 7 ballë

Një tërmet i fuqishëm më magnitutë 7 ballë ka goditur ditën e sotme Alaskën duke shkaktuar edhe frikën e një cunami të mundshëm.

Tërmeti i fuqishëm e goditi tokën e mbuluar nga bora të Alaskës në 8:29 të mëngjesit, me orën lokale, ndërsa epiqendra ishte në veri të Anchorage, në vend me më shumë se 294,000 banorë.

Momente më vonë, Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi ​​një paralajmërim për cunami për Cook Inlet dhe gadishullin e Kenai Jugut. Paralajmërimi u anulua pak kohë pas orës 10:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nëpër mediat ndërkombëtare po qarkullojnë fotot e çarjeve masive të tokës në zonën e prekur nga tërmeti i fuqishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një prej tyre mund të dallohet një makinë që ka shpëtuar për pak nga rënia në një nga të çarat e tokës. Deri më tani, veç dëmeve materiale nuk ka informacione për viktima të mundshme apo të plagosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?