Kievi: Vetëm të painformuarit ose ata që janë pro Rusisë e kërkojnë negociata
Ata që argumentojnë se Ukraina duhet të negociojë me Rusinë për paqen janë “të painformuar ose të keqorientuar” ose, akoma më keq, pro Moskës: shkroi në rrjetet sociale Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Njëzet e një muaj pas fillimit të pushtimit rus, vija e frontit duket statike, por sipas Kuleba “Ata që argumentojnë se Ukraina duhet të negociojë me Rusinë tani janë të painformuar ose të gabuar, ose ata janë në anën e Rusisë dhe duan që Putini të jetë në gjendje të marrë një pushim para një sulmi edhe më të madh”.
Kievi, kujtoi ai, “ka pasur qindra bisedime me Moskën që nga viti 2014”, kur separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e zonave të Ukrainës lindore dhe Moska aneksoi gadishullin e Krimesë.