Kim Jong Un injektohet me vaksinën kineze anti Covid

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe familja e tij janë  vaksinuar kundër COVID-19 me një nga vaksinat e zhvilluara në Kinë.

Ky lajm është raportuar nga inteligjenca japoneze dhe më pas ka qenë  Harry Kazianis, drejtuesi i Qendrës për Interesin Kombëtar në Uashington, i cili ka konfirmuar lajmin, në revistën “1945”.

Kazianis shtoi se është e paqartë se me cilën nga vaksinat kandidate është vaksinuar lideri dhe familja e tij apo nëse vaksina ishte e sigurt. Të paktën tre kompani kineze janë duke zhvilluar  një vaksinë kundër koronavirusit, duke përfshirë Sinophram Group, Sinovac Biotech Ltd dhe CanSinoBio, tha Kazianis.

Gjithashtu nuk ka të dhëna nëse kompanitë kanë përfunduar testet  klinike të Fazës 3.

Kim Jong Un ka marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin e tij dhe nga vendi komunist nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të infektuarve deri tani. /abcnews.al

SHKARKO APP